•  

Vala Distributor

Tjetra
Prev
Detajet

Vala Distribuimi është shërbim për konsumatorët Kosovar, kompani e cila ofron shërbime për pagesa, dhe ekziston prej 2014 me seli në Prishtinë, Kosovë.Kompanija shpërndan dhe ofron shërbime të ndryshme me transakcione elektronike, përfshirë mbushjen e telefonave celularë, shërbimet me parapagesë dhe shërbimet për arkëtimin e paketave dhe faturave për taksat komunale. Kjo kompani me vite siguron shpërndarjen e shërbimeve të konsumatorëve të mëdhenj, si dhe për tregtar individual më të vegjël, por mbulon dhe diasporën Kosovare në BE me shërbimet e njejta. Kompanija ofron shërbime dhe jep autorizime për tregtarët më të vegjël që ti risin pjesën e tyre në dyqanet-vendshitjet duke ju ofruar klientëve zgjidhje të ndryshme për pagesa në banak. Me mbi 3000 pika shitjeje vetëm në Kosovë dhe me milion transakcione në bazë vitore, këto shërbime shtesë tërheqin gjthnjë e më shumë klientë në dyqanet, duke rritur të ardhurat e tregtarëve të vegjël. Fokusi i tyre, mbi të gjitha, është të vazhdojnë të japin dhe ta përmirësojnë veç më shërbimin e shkëlqyer. Për kompaninë do të thotë që në të ardhmen rritja shtesë do ta rrisë numrin e shërbimeve që tregtarët mund tua ofrojnë klientëve të tyre, për të rritur mbulimin dhe qasjen e shërbimit.