•  

Parkland Hospitality Group

Tjetra
Prev

Të udhëhequr nga ideja që t’i bashkojmë në një familje të gjitha objektet tona të hospitalitetit (mikpritjes), e krijuam Parkland Hospitality Group, që sot me krenari përfaqëson ndërthurje të brendeve me renome nga fusha e hotelierisë dhe restoranteve.

  • Park Hotel & Spa është hotel luksoz me 5 yje i lokalizuar në zemrën e parkut të qytetit të Shkupit, në vetëm 1 km. nga qendra e qytetit, që ofron 79 dhoma hapësinore, të gjitha të pajisura sipas standardeve botërore dhe dizajnit më modern dhe me teknologji, për rehati dhe kënaqësi pas një dite pune të lodhshme ose pushim të plotë për të gjitha shqisat.
  • Parku fqinj është hotel me 4 yje i lokalizuar menjëherë afër Park Hotel dhe SPA, anësh lumit Vardar, në zonë të qetë, por megjithatë një hap larg nga të gjitha eventet e qytetit. Hoteli disponon me 64 dhoma të stilizuara, duke ndjekur koncept ultrashik dhe karakter, me fokus në çdo detaj duke ofruar qëndrim të përshtatur të personalizuar të rehatshëm dhe unik për të gjithë ata që janë në kërkim të një përvoje ndryshe dhe aventurave të reja.
  • Restorant Katër në kuadër të Park Hotel dhe SPA me krenari e mban epitetin e një nga restoranteve më të mirë në rajon, duke ofruar përvojë të shkëlqyer dhe unike kulinare, si edhe ambient, enterier dhe dizajn magjik.
  • Restorant & Bar Brick Eat i shton magji plotësuese të gjithë përrallës, specialitete të shijshme, ambient të veçantë dhe përjetim të papërsëritshëm.
  • Fitness & Spa Park është i lokalizuar në harmoni me natyrën me qëllim që t’u mundësojë mysafirëve tanë plotësimin e plotë të të gjitha nevojave, relaksim dhe kënaqësi maksimale.

Shtrihet në sipërfaqe prej 1300 m2, i areduar me dizajn të sofistikuar dhe elegant, qasje të personalizuar, dhe pajisje bashkëkohore “state of art” dhe standarde të implementuara botërore.