•  
Lëvizni poshtë

Fondacioni Enver Maliqi

I nderuar Enver Maliqi

I nderuari Enver Maliqi e ndante çdo moment me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, dhe të gjithë të punësuarit i shihte si pjesë të familjes.
Mbetet amaneti që na la si rrugën që duhet ta ndjekim, dhe ajo është që ta vlerësojmë dhe duam çdo moment të jetës, t’i duam dhe respektojmë të afërmit dhe njerëzit rreth nesh, të jemi njerëz të mirë, të mos ndalojmë së avancuari dhe të jemi gjithmonë më të mirë. Na la përgjegjësi të madhe që t’i vazhdojmë veprat, misionin e tij dhe para së gjithash madhësinë e njeriut që kishte në vetvete.
Dhimbja është e pamatshme dhe e pakohshme, por ajo që na jep ngushëllim janë veprat dhe vula që la mbi secilin prej nesh, më shumë se gjithçka jemi të sigurt që do të jetojë përgjithmonë tek të gjithë ne.

Fondacioni Enver Maliqi

Besojmë fort në postulatin se asnjë kompani nuk mund të jetë plotësisht e suksesshme pa qenë përgjegjëse ndaj shoqërisë dhe të punojë me sinergji me nevojat e shoqërisë në të cilën jetojmë.

Pikërisht edhe ai ishte motivi ynë që të punojmë në vendosjen e themeleve të Fondacionit Enver Maliqi, që në kujtimin e tij dhe me amanetin e tij që të vazhdojmë më tej me të njëjtën nxitje, do të punojë në ngritjen e institucioneve dhe individëve që krijojnë vlerë shtesë për shoqërinë, dhe ajo në sferat si:

ARSIM
ART DHE
KULTURË
MBROJTJE TË
MJEDISIT RRETHUES

Njëkohësisht qëllimi ynë është që të shërbejmë edhe si shembull pozitiv dhe inspirim për të tjerët, për pjesëmarrje edhe më të madhe dhe me punë përgjegjëse shoqërore, si mision i përbashkët i të gjithë bashkësisë së biznesit.