•  

Gekos

Tjetra
Prev

Në vitin 2001 kompania Gemak e zgjeroi veprimtarinë e saj, duke hapur kompani në Kosovë me të njëjtën strukturë dhe logjistikë për import dhe shpërndarje të brendeve dhe produkteve të përshtatshme me nevojat e tregut të atjeshëm.

Nga viti 2015 Gekos njihet si kompani partnere e Telekomit të Kosovës (Vala). Kompania përpunon një sërë shërbimesh të transaksioneve elektronike, duke përfshirë rimbushjen e telefonit celular, shërbime komunale me parapagesë dhe pagesa faturash dhe shërbime të grumbullimit të parcelave.

Gekos sot është lider në shpërndarjen e principaleve më të shkëlqyera të duhanit dhe alkoolit si Imperial Tobako (West, Davidoff, Boss and Style), Diageo (Guiness, Johnnie Walker, Smirnoff, Bailey’s, J&B) e të tjera.

Gekos, në punën e saj implementon trendet dhe parimet më të larta botërore duke i ndjekur nevojat dhe shijet e klientëve.