E fundit jonë
Lajme
z. Alban Maliqi, pjesë e bordit të drejtorëve të Grupacionit Maliqi, nga sot është emëruar konsull i ri i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- maliqigroup
- 0 Koment
- 354 views
Kemi nderin e veçantë të njoftojmë se z. Alban Maliqi, pjesë e bordit të drejtorëve të Grupacionit Maliqi, nga sot është emëruar konsull i ri i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Z. Maliqi merr këtë pozicion të rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe mes Meksikës dhe Maqedonisë së Veriut.
-Me nder të madh sot pranova detyrën e re, Konsull Nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës – Meksikë. Unë kam një përgjegjësi të madhe të vazhdoj atje ku babai im e la shumë shpejt dhe si konsull të luaj një rol të rëndësishëm në promovimin e tregtisë, kulturës dhe turizmit midis dy vendeve. Kjo shpallje përfaqëson një fillim të ri dhe sinjalizon shpresën për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona. Jam i bindur se me energji të mirë dhe përvojën time, ky mandat si konsull do të shënohet me sukses. Pres me padurim aktivitetet e para për të forcuar lidhjet mes popujve tanë, thotë Alban Maliqi.
I urojmë nga zemra Z. Alban Maliqi për këtë emërim dhe i urojmë suksese në detyrën e re.
- Prev - Punonjësit e Gemak, me ndihmën e Fondacionit Enver Maliqi, organizuan një eko-aksion për mbjelljen e pemëve në rrethin e SOS Fshatit të Fëmijëve
- Next - Samir Maliqi, drejtor kooperativ me drejtorët e Grupaciot Maliqi, në një intervistë në numrin e fundit botues të specializuar “Ekonomia dhe Biznesi”