E fundit jonë
Lajme
Altin Maliqi me presidentin Stevo Pendarovski në aktivitetin “Klubi i Bizneseve të Përgjegjshme”
- maliqigroup
- 0 Koment
- 213 views
Z. Altin Maliqi, një nga pronarët dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Maliqi Group, ishte pjesë e aktivitetit “Klubi i Bizneseve të Përgjegjshme”, i cili u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Shtetit z. Stevo Pendarovski, ndërsa është riemëruar në kuadër të projektit të USAID-it, “Partneritete për donacion”. Maliqi Group është një nga 36 kompanitë që kanë nënshkruar zotimet për t'u angazhuar për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të adoptuar praktika biznesi që karakterizohen nga transparenca, ndërgjegjësimi mjedisor, gjithëpërfshirja dhe respekti për komunitetet në të cilat punojmë dhe investojmë. Ngjarja u organizua nga Konekt në partneritet me Qendrën Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Indigo dhe AmCham Maqedonia e Veriut si pjesë e projektit të USAID Maqedonia e Veriut.