- Data: 2022
- Emri: Marigona Hill
- Vendndodhja: Prishtina, Kosovo
- Faqja e internetit: Vizitoni faqen e internetit
Frymëzimi është një element i paspjegueshëm i përvojës njerëzore
Përvoja juaj në “Marigona Hill” fillon dhe mbaron me natyrën që përbëhet nga një park vjenez me shtigje për shëtitje, fusha të ndryshme sportive, parqe të lojërave për fëmijë dhe fitnesin e jashtëm. Të gjitha këto do t’u japin vullnet dhe entuziazëm për jetën.
Falë eksperiencës së arkitektevë italianë, të specializuar në dizajnim të hapësirave gjelbëruese, do të mbillen pemë dhe lule të llojllojshme, të gjitha të përzgjedhura me kujdes në mënyrë që të bëhet filtrimi natyral i ajrit në hapësirat e Marigona Hill.
Për mirëqenien tuaj do të ndërtohet edhe shtegu që ju shpie prej Marigona Hill deri tek liqeni i Badovcit dhe parku i Gërmisë.
Sikurse në projektin paraprak, për një nivel të lartë të jetesës, ne do të jemi gjithmonë të pranishëm me shërbimet e mirëmbajtjes si: pastrimin e rrugëve, heqjen e mbeturinave, mirëmbajtjen e rrjeteve dhe sigurimin e shtuar.
Për më shumë, do të ketë edhe një “Walking District” shëtitore pranë dyqaneve, që ua bën juve krejtësisht të lehtë dhe të shpejtë përmbushjen e nevojave elementare si blerjet në market, pastrimi kimik, floktore, barnatore etj.
Brenda “Marigona Hill” është veçuar parcela për çerdhen e lagjes, e cila do t’i jepet nën menaxhim Komunës së Prishtinës.
Ashtu si në Marigona Residence, të gjithë ju që jeni të interesuar ju presim me kënaqësi që të na vizitoni në zyrat tona, në lokacionin ku tanimë janë duke u zhvilluar punimet.