Magic si markë është krijuar në vitin 1989 në Ohër dhe është prodhuese e të gjitha llojeve të arrave, drithërave, farërave dhe frutave të thata, të cilat shpërndahen në Maqedoni dhe së shpejti edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Kompania Magic MG, ku prodhohet marka Magic, është pjesë e Grupаcionit Maliqi që nga korriku 2022 dhe është kompania më e re anëtare në grupacion. Aktualisht janë në dispozicion 24 produkte, por ne po punojmë për zgjerimin e gamës. Me një gamë të larmishme ofertash, duke përfshirë përzierjet e pazakonta dhe kombinimet novatore të shijeve, Magic është marka lider në fushën e produkteve të arrave në Maqedoni, duke dhënë shembullin e cilësisë në këtë industri konkurruese. Pas hulumtimit të plotë të tregut, ne jemi jashtëzakonisht krenarë që më në fund mund t'u ofrojmë klientëve tanë një markë të re me cilësi të lartë në treg.
- Telefoni +389 2 3137 500
- E-mail info@maliqigroup.com