Kompania Maliqi Group është fituese e çmimit për filantropi, në ngjarjen prestigjioze ekonomike Top 100 në vend, e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP). Çmimi iu dorëzua Rron Maliqit, djalit të Alban Maliqit, njërit prej anëtarëve të bordit udhëheqës të Maliqi Group. Në këtë aktivitet u ndanë çmime dhe mirënjohje për kompanitë më të mira, arritjet dhe kontributin e tyre në ekonomi dhe shoqëri.