•  
Скролувајте надолу

Последни
Новости

Fondacioni “Enver Maliqi“ këtë vit me kënaqësi e mbështeti shfaqjen poetiko-muzikore dhe performancën vizuale të “Merr Frymë“

април 18, 2022Категорија: Uncategorized
Fondacioni “Enver Maliqi“ këtë vit me kënaqësi e mbështeti shfaqjen poetiko-muzikore dhe performancën vizuale të “Merr Frymë“

Fondacioni “Enver Maliqi“ këtë vit me kënaqësi e mbështeti shfaqjen poetiko-muzikore dhe performancën vizuale të “Merr Frymë“.

Autorët janë Xhijan Emin dhe Tina Ivanova, premiera u mbajt me 25 Mars në sallën e koncerteve të Filharmonisë.

Kompozitori dhe dirigjenti Xhijan Emin, në këtë shfaqje foli për dashurinë, për Shkupin dhe mjeshtërisht ja doli të jetë dirigjent, këngëtar dhe instrumentalist në skenë.

Mediat këtë performancë e vlerësuan shumë pozitivisht, po për “Merr Frymë“  ata shkruanin se ishin disa minuta për dashurinë e treguar me të gjitha fytyrat e saj – të trishtuara, melankolike, madje tragjike, të lumtura, emocionuese ose plot me passion.

1.Flitet për një drejtim jo të zakontë ndaj audiencës, çka deshët të arrini me performancën e juaj ?

-E gjithë ideja përmban vetë titullin “Merr Frymë“. Sado klishe  apo transparente  të tingëlloj  ideja e një thirjeje dashurie, nëse është e sinqertë dhe e pastër, arrin deri te të gjithë ata që e kanë përjetuar atë gjendje.Koha në të cilën jetojmë është stresuese, me shumë kufizime që zakonisht i vemë vetes dhe harrojmë kushtet thelbësore në jetë.Dashuria  është një nga përbërësit kryesorë që na bëjnë të jemi njerëz  para se gjithash, të ndjejmë, të jemi të gatshëm  për të marrë dhe ndarë dashuri në të gjitha format, qoftë dashuri  ndaj familjes, partnerit, miqët, natyrën…..thjeshtë dashuri ndaj jetës.Nëse edhe vetëm një moment kemi arritur ta zgjojmë atë ndjesi te audience, qëllimi ynë është arritur.

2. A do të marrë “Merr Frymë“ një vazhdim apo një bartës zëri?

Ne do të ishim të lumtur nëse do të kishim mundësinë ta ndajmë këtë shfaqje me më shumë shikues që të jetë e mundur jo vetëm në Shkup , por edhe në rajon. Kemi shumë ide dhe dëshira ku do të donim ta prezantonim projektin tonë. Tash më jemi në fazën e post-prodhimit të audio materialit të regjistruar në studion “Bodrumi”. Së shpejti do të jetë gati për lëshim dhe audienca do të ketë mundësinë ta ndëgjojë muzikën në një pllakë muzikore, CD apo në ndonjë nga platformat digjitale.

3. Pas gjithë shtypjes që na u imponua në Pandemi, a mund të thuhet që kjo premierë në Filharmoni, ringjalli shfaqjet e koncerteve në Shkup?

– “Merr Frymë“ është dashur të ndodhë  dy vjet më pare. Realizimi u pengua për shkak të fillimit të pandemisë. Do të isha më se i lumtur  nëse shfaqja ynë do të shenonte fundin e epidemisë.Sipas reagimit të audiences, kjo ngjarje është definitivisht ringjallje e energjisë së mirë të Shkupit dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë.

4. Sa e rëndësishme është për kompanitë me përgjegjësi shoqërore të investojnë në ngjarje kulturore të cilat u japim një shenjë dalluese skenës së sotme muzikore?

-Mirënjohje e  madhe deri te fondacioni “Enver Maliqi “! Pa mbështetjen e këtij fondacioni nuk do të kishim mundësi ta realizojmë.Në kohën kur në vendin tonë një prej sponzorëve të kulturës është ministria e resurseve, e vështirë është  veprat e vërteta të artit të shohim dritën e ditës.Në këto kushte ndikimi i kompanive me përgjegjësi shoqërore është më i rëndësishëm se kurrë.

5. Cila është ndalesa tjetër e Xhijan Emin?

– Në peridhën që  vjen, do të pasojnë disa shfaqje muzikore, prej të cilave  i pari do të jetë materiali i ri me orkestrën time magjike, ku përfshihen disa nga muzikantët më të mirë në Maqedoni.Materiali u regjistrua në fund të vitit 2020 dhe titulli i albumit është  “ Bye Bye 20 20 “.Pastaj do të ketë një botim dhe shumë shpejt pas kësaj, muzika nga shfaqja Rruga, e cila u krijua nga teksti i Slavko Janevskit. Jam gjithashtu në pregatitje për muzikën e re me Orkestrën Magjike për fëmijë të mëdhenj dhe të vegjël.

6. Me cilat emra të mëdhenj të muzikës po planifikoni  bashkëpunim në këtë vit dhe në cilat projekte?

-Këtë vit duhet të zhvillohen disa bashkëpunime të mëdha me emra serioz të botës së muzikës.Një prej këtyre bashkëpunimeve është me Rambo Amadeus dhe ZJM Big Band, me të cilët planifikojmë koncert të madh  me marrëveshje krejtësisht të reja nga ana e hitit  më të madh të Rambo Amadeus.Edhe një bashkëpunim i tillë i madh do të jetë me saksofonistin italia Françesko Bearcati, i cili është cilësuar si  muzikanti më i mirë i  xhazit në Itali dhe Europë disa herë.Në plan është koncerti i pijanistit dhe muzicientit elektronik Françesko Tristano së bashku me  orkestrën e madhe.Përveç këtyre ngjarjeve, do të ketë surpriza me Filharmonine në ambient-qiell të hapur në parkun e qytetit, koncertet me ZGJM Big Bend dhe disa surpriza të këndshme të cilat së shpejti do të njoftohen zyrtarisht.

Leave a Reply

01.